Sociale Më shumë

Nga sot fillojnë testimet tek psikologu dhe pedagogu për fillestarët

Prej tvteuta12:54, 1 Qershor 2020

Nga data 1 deri më 30 qershor të gjithë fillestarët të cilët regjistrohen në shkollën fillore do të kalojnë nëpër testimin e psikologut dhe pedagogut. Të gjithë fëmijët të cilët deri në fund të vitit 2020 i mbushin 6 vjet e plotësojnë kushtin për regjistrimin në klasë të parë.

Qëllimi i testimit është vlerësim i përgjithshëm i njohurive të fëmijëve dhe të maturisë së fëmijës, deklaron psikologja Lirije Mollabeqiri.  Njohuritë e përgjithshme janë ato njohuri që fëmija paraprakisht i mëson që në vegjëli, si struktura e numrave, njohja e shkronjave dhe ngjyrave, ndërsa sa i përket testimeve që shkolla fillore “Marshall Tito” i praktikon janë teste progresive të cilat janë të paraqitura në formë ilustruese përmes fotografive, shprehet Mollabeqiri.

  • 1

    Radio