Aktuale Më shumë

Nga sot deri më 3 janar 2022: Kufizim i qarkullimit të automjeteve në Ranë

Prej tvteuta15:20, 16 Dhjetor 2021

Me qëllim të mbarëvajtjes pa pengesa të Pazarit të Vitit të Ri të organizuar nga Komuna e Ulqinit, nga sot do të hyjë në fuqi ndalimi i përkohshëm i qarkullimit për të gjitha kategoritë e automjeteve nga rruga “Ali Riza Ulqinaku”, bar kafe “Poseidon” dhe rruga “Detarët e Ulqinit”, deri tek hyrja e ish-hotelit “Jadran”.

Ndalimi do të jetë i vlefshëm deri më 3 janar 2022.

Ndalimi i lëvizjes vlen nga ora 18:00 deri në orën 24:00.

Policia Komunale do të sigurojë rregullimin e komunikacionit me vendosjen e sinjalistikës së përkohshme të komunikacionit në vendet përkatëse ,në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë – Degën e Sigurisë Ulqin.

  • 1

    Radio