Sociale Më shumë

Nga 1 janari qytetarët që nuk do të respektojnë orarin për hedhjen e mbeturinave do të gjobiten

Prej tvteuta15:40, 21 Nëntor 2018

Policia Komunale në  bashkpunim me ndërmarrjen publike  “ Veprimtaritë Komunale “janë duke bërë përgatitjet për një fushatë senzibilizuese të ndërgjegjësimit të qytetarëve  për respektimin e hedhjes së mbeturinave në orarin e caktuar. “Në çdo kontenjer do të jenë të ngjitura materiale me mesazhe të qarta për një qytet më të pastër,ku do të jetë i caktuar edhe orari i paraparë për hedhjen e mbeturinave” tha për TV Teuta shefi i Policisë Komunale ,Milazim Mustafa.

Fillimisht, sipas Mustafës, gjatë gjithë muajit dhjetor qytetarët  do të vezhgohen nga policia Komunale dhe do të ju tërhiqet vërejtja  që të respektojnë orarin, kurse nga 1 janari për ato që nuk do të respektojnë orarin e caktuar, Policia Komunale do të aplikojë gjobat e parapara me ligj.

  • 1

    Radio