Sociale Më shumë

Nesër në Ulqin shetitje protestuese kundër vrasjes së Shejlla Bakija

Prej tvteuta13:00, 10 Tetor 2021

Ditën e hënë më 11.10. 2021 në ora 13 në Ulqin  organizohet shetitje protestuese për Shejllën Bakija para bustit të „Nënë Terezës“ me moton : Më dëgjo dhe mua ! Reagoni në kohë!

Protesta  organizohet nga SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin, ndërsa është përkrahur nga shumë organizata të sektorit civil si dhe nga Komuna e Ulqinit.

Në postimin e tyre në facebook nga SOS thuhet se:

“Qëllimi i organizimit të protestës, është   mbështetja e familjes së 19-vjeçares së vrarë Shejlla Bakija nga Tuzi  në kërkimin e drejtësisë. Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit  të bashkohen në marshin protestues për të kundërshtuar dhunën e shtypjen ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për të jetën e humbur të  Shejllës”.

  • 1

    Radio