Kulturë Më shumë

Nesër në Tuz fillon manifestimi tradicional “Karnevali-Koret”

Prej tvteuta15:02, 28 Shkurt 2019

Nesër në Tuz fillon manifestimi tradicional “Karnevali-Koret”

Manifestimi tradicional “Karnevali-Koret” në Tuz, do të fillojë nesër dhe do të mbarojë me datën 5 mars, njoftojnë organizatorët. Nata e parë do të jetë nata e humorit dhe satirës, natën e dytë karnevali i fëmijëve, natën e katërt balloja nën maska, kurse natën e fundit defileja kryesore në Qendër të Tuzit. Në këtë manifestim, si zakonisht, marrin pjesë ekipe vëndase por edhe ekipe të tjera nga Mali i zi dhe rajoni, duke ngritur kështu nivelin e këtij manifestimi në nivel të lartë. Saktësisht, marrin pjesë grupe nga Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina dhe Armenia.

  • 1

    Radio