Nënkryetarja Gjoni priti nxënësit nga Gjermania

Prej tvteuta10:08, 14 Shtator 2016

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, priti në takim nxënësit nga Gjermania, të cilët janë mysafir të nxënësve të Ulqinit. Shkëmbimi i nxënësve ka tashmë 14 vite që e vazhdon traditën e vet, ku me çrast nxënësit njihen me kulturën e vendit që vizitojnë.

Nënkryetarja Gjoni u shpreh  e kënaqur që Ulqini është mikpritës i nxënësve të cilët shfaqin interesin që të njihen më nga afër me arsimimin, kulturën dhe traditen e  Ulqinit. Mbi 20 nxënës nën shoqërimin e dy profesorëve Kurt Schafer dhe Armir Schurr u shprehen falenderues për mikpritjen. Profesorët u shprehen se Ulqini është vend me harmoni multietnike dhe multikonfesionale.

  • 1

    Radio