Sociale Më shumë

Në zonat pa ujë familjet shpenzojnë edhe një cisternë në javë

Prej tvteuta13:29, 24 Gusht 2018

Brahim Llolla nga Ana e Malit nga viti 1990 furnizon amvisëritë në Anë të Malit ku nuk ka ujësjellës me ujë që i bartë me cisternë. Ai ka të nënshkruar kontratën me Komunën e Ulqinit që të furnizojë familjet të cilat kanë problem me furnizim me ujë të pijshëm. Situatë më e rënduar ,sidomos gjatë sezonit veror vazhdon të jetë në fshatrat Kravar, Shtegvashë, Rashtishë,pastaj një pjesë e Brajshës dhe e Klleznës,kjo e fundit nuk ka furnizim me ujë të pijshëm nga tetorii i vitit të kaluar, si pasojë e menjanimit të tubacionit të ujit në zonën ku është duke u riparuar rruga rajonale  tek tuneli,që i solli shumë probleme banorëve të  Klleznës së Epërme.

Uji të cilin ai e transpoton me cisternë nuk është i preferuar të pihet por të përdoret për amvisëri,ku mesatarisht një familjes i nevojiten një cistenë në javë,varësisht nga numri i anëtarëve.

  • 1

    Radio