Sociale Më shumë

Në Ulqin shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Prej tvteuta17:12, 1 Qershor 2018

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, u shënua edhe në qytetin tonë . Në mbarë botën kjo ditë u kushtohet fëmijëve dhe shënohet me aktivitete të larmishme. Kopshti “Solidariteti” me grupin “Guaska”  sot me fëmijët e çerdhës së tyre ishin mysafirë në Qendrën Ditore “Sirena” ku me fëmijët e çerdhës në fjalë  kishin përgatitur një program me karakter  zbavitës dhe edukues.

Edukatorja Lumnije Bisha , shpehet se qëllimi i këtij aktiviteti është senzibilizimi i fëmijëve për 1 Qershorin  si ditën e e tyre, ditë në të cilën ato janë në qendër të vëmendjes. Bilal Alaj, drejtor i Qendrës  Ditore “Sirena” tha se në  këtë ditë duhet të ketë aktivitete më të ngjeshura dhe më të organizuara në nivel lokal,sepse vetëm kështu mund të senzibilizojmë opinionin e gjërë  per të luftuar kundër dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

  • 1

    Radio