Sociale Më shumë

Në Ulqin shënohet  Dita botërore e ndërgjegjësimit për autizmin

Prej tvteuta15:23, 2 Prill 2018

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijët pas moshës 1-2 vjeç, u shënua edhe në Ulqin. Specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri. Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” kanë shënuar këtë ditë duke bërë një defile në Ranë  me fëmijët e kësaj qëndre, duke mbajtur me pankarta me parulla kushtuar ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.

Defilesë i janë bashkangjitur edhe fëmijët e kopshteve ,duke treguar kështu një solidarizim me moshtarët e vet. “Në Komunën e Ulqinit  numri i fëmijëve të prekur me autizëm është në rritje, prandaj këtë ditë vendosëm ta shenojmë që të përkujtojmë Institucionet lokale dhe shtetërore për këtë problem” ,u shpreh Bilal Alaj, drejtori i qendrës “Sirena”. Qëllimi i kësaj ditë është kthimi i vëmendjes së shoqërisë ndaj nevojës për trajtim që kanë personat e prekur nga autizmi. Në këtë ditë në të gjithë botën zhvillohen aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese në mbështjetje të personave të prekur nga çrregullimet e spektrit autik.

  • 1

    Radio