Kulturë Më shumë

NË ULQIN “MBRETËRESHA TEUTA” TUBOI FEMRA NGA MBARË BOTA

Prej tvteuta11:43, 5 Shtator 2018

Mbrëmë në Galerinë e Qendres së Kulturës në Ulqin u mbajt Manifestimi “Ditët e MbretëreshësTeuta”,njëherit u shenua edhe 15 vjetori jubilar. Manifestimi u organizua nga Klubi Mbretëresha Teuta  nga Kroacia,dhe organizatoret locale  OJQ “Labeatët”,dhe “Anima”. Manifestimi tuboi në një vend përfaqësues të grave shqiptare nga e mbarë bota .Për rreth dy orë të pranishmit e shumtë kishin mundësi të ndëgjonin fjalime të zonjave të nderuara shqiptare si dhe pika të shumta muzikore. Kryetarja e Shoqatës ”Anima” Zylfije Gjoni – Duraku duke folur për këtë organizim shpalosi edhe një ide për vendosjen e shtatores së mbretëreshës Teuta në Kala,dhe si duket kjo ide u mirëprit nga të pranishmit .Ministri I të drejtave të njeriut dhe pakicave në Qeverinë e Malit të Zi Mehmet Zenka tha se kjo është një ide e qëlluar,dhe se do ta përkrahë. Në fund të aktivitetit u shpërdnanë dekorata dhe mirënjëohje për shumë aktivistë nga Ulqini, Kosova, Shqipëria por edhe diaspora shqiptare në vende të ndryshme,nga Ulqini me mirënjohje u dekorua Dr Zylfije Duraku.Manifestimin e sponzoruan  Ministria e popujve pakicë, Komuna e Ulqinit- Ambasada e Kosovës dhe Shqipërisë në Podgoricë- dhe Këshilli Kombëtar I Shqiptarëve

 

  • 1

    Radio