Në Ulqin dhe Tivar 350 persona nën mbikqyrje
Prej tvteuta18:19, 21 Mars 2020
Gjendja aktuale epidemiologjike e koronavirusit në Mal të Zi është 14 të infektuar, me dy raste të vërtetuara në Ulqin dhe Tivar, por pa raste të përhapjes lokale, tha për TV Teuta epidemiologu dr. Adis Martinoviq, duke shtuar se ato janë në kontakt të vazhdueshëm me personat që janë të vendosur nën mbikqyrje sanitaro-shëndetësore. Sipas Martinoviq, këtyre pesonave u është ndaluar rreptësisht dalja nga hapsirat ku qëndrojnë. Në 24 orët e fundit kanë arritur rreth 100 telefonata dhe ato informojnë rregullisht të gjithë ata që i kanë kontaktuar, tha ndër të tjera Martinoviq.