Kulturë Më shumë

Në simpoziumin e artit figurative morën pjesë artistët nga katër kontinente

Prej tvteuta15:15, 8 Maj 2017

Në kalanë e Ulqinit pikërisht në tregun e robërve të dielën mbrëma u organizua ekspozita e përbashkët e punimeve ku morën pjesë 27 artistë nga 15 vende, gjegjësisht nga katër kontinente. Këtë Simpozium e organizoi OJQ”Art Dolcinium” në bashkëpunim me Organizatën Turistike. Organizatorja e këtij Simpoziumi Vahida Hasanaga Nimanbegu shprehet e kënaqur me rrjedhën e simpoziumit.

“Përveç që janë ekspozuar punimet e artistëve nga katër kontinete dhe rajoni, janë shkëmbyer përvojat e shtetëve të ndryshme,por edhe është bërë një promovim i denjë i ofertës turistike. Ishte kjo një vizitë 5 ditore dhe mysafirët kanë pasur mundësi ti vizitojnë vendet më atraktive dhe përshtypjet që ata bartin me vehte janë më shumë se pozitive” u shpreh Nimanbegu.  Përndryshe Vahida Nimanbegu disa vite me radhë është duke organizuar “Koloninë e Artistëve” nga bota dhe rajoni.

  • 1

    Radio