Kulturë Më shumë

Në shqyrtim draftet e programeve mësimore

Prej tvteuta13:27, 11 Qershor 2017

Enti për Shkolla në kuadër të reformave për arsimin fillor, ka nxjerrë në shqyrtim draftet e programeve mësimore për lëndet: Gjuhë shqipe dhe letërsi, Gjeografi, Histori, Kulturë figurative dhe Kulturë muzikore. Dhe me këtë rast në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi do të punojnë në shqyrtimin e propozimeve të aktorëve të interesuar lidhur me programet mësimore. Sekretari i KKSH-së Faik Nika, fton të gjithë të interesuarit që propozimet e veta ti dërgojnë në adresë të këtij institucioni, apo në email knsh@t-com.me.

Të gjitha palët e interesuara sygjerimet e veta mund ti paraqesin pranë këtyre institucioneve me qëllim që mangësitë në tekstet shkollore të menjanohen. Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni në numrin e tel. 030/411 302.

  • 1

    Radio