Aktuale Më shumë

Në Shavnik përsëri zgjedhje në dy vendvotime

Prej tvteuta16:27, 12 Nëntor 2022

Në Shavnik edhe nesër do të ketë votime. Në dy qendra procesi do të përsëritet pas ndërprerjes së javës së kaluar, ndërsa në to të drejtë vote kanë 541 votues.

Zgjedhjet lokale do të përsëriten në vendvotimin në ndërtesën e Komunës së Shavnikut, ku të drejtë vote kanë 483 votues dhe në fshatin Krushevicë, ku të drejtë vote kanë 58 votues. Në këto qendra votimi u pezullua në tre ciklet e mëparshme zgjedhore, më 23 dhe 30 tetor dhe 6 nëntor, pasi disa anëtarë të komisioneve të votimit nuk i lejuan votuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të sigurojnë që qytetarët të cilët kanë të drejtën e votës në Shavnik, që ta ushtrojnë këtë të drejtë kushtetuese. Ai tha se tentativa e katërt zgjedhore do të tregojë nëse institucionet “pas dy vitesh shpërbërje sistematike” janë në gjendje të kryejnë detyrën e tyre themelore, pra mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve të tij. Kujtojmë se deri tek problemet në këtë komunë kanë ardhur pas regjistrimit të një numri të madhe të votuesve në kuadër të zgjedhjeve, çka sipas opozitës së deritanishme, ishte tentativë e PDS për të ruajtur pushtetin. Si rezultat ata nuk kanë penguar të regjistruarit e rinj që të votojnë .

  • 1

    Radio