Kulturë Më shumë

Në panairin e librit në Ulqin, tituj për të gjitha shijet

Prej tvteuta16:45, 4 Gusht 2018

Në Ulqin deri me 8 gusht do të qëndrojë i hapur panairi i librit në të cilin marrin pjesë botues nga vendi  dhe rajoni. Në stenda duket qartë dominimi i shtëpive botuese nga Shqipëria, të cilat ofrojnë një numër të madh të titujve nga zhanre të ndryshëm të letërsis botërore por edhe asaj shqiptare. Shumica prej tyre nuk marrin pjesë për herë të parë dhe i njohin mirë shijet e lexuesit. Endri Mërtiri nga UET Press, thotë për Televizionin Teuta se janë të kënaqur me interesimin e njerëzve për librin, sidomos duke pasur parasysh se në Ulqin vijnë kryesisht për pushime dhe jo për të lexuar. Ai thotë se gjatë panairit blerësit mund të përfitojnë zbritje prej 20% , por edhe ofertë speciale nëse blejnë disa libra njëherit.

  • 1

    Radio