Në Mal të Zi 128.059 pesnionisë. Pensioni mesatar 293 euro

Prej tvteuta09:28, 3 Dhjetor 2021

Mali i Zi ka 128,059 pensionistë.  Pensioni më i ulët është 147.08 euro dhe e marrin 16696 përfitues, ndërsa më i larti 1180 euro.  Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor (PIO) nuk është përgjigjur në pyetjen se sa qytetarë marrin pensionin më të lartë.

“Sipas të dhënave statistikore për muajin tetor 2021, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi u paguan të drejta gjithsej 128.059 përfituesve të sigurimit pensional dhe invalidor, të cilët e kanë ushtruar këtë të drejtë në përputhje me Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor ose me aplikimin ndërkombëtar në marrëveshjet për sigurimet shoqërore.

Sipas të dhënave për pensionin e fundit të paguar në muajin tetor, pensioni mesatar në Mal të Zi ishte rreth 293 euro.

  • 1

    Radio