NË “KARISMA HOTELS ADRIATIC” U MBAJT ORË NË NATYRË
Prej tvteuta14:15, 1 Nëntor 2018
Në kuadër të “Karisma Hotels Adriatic” në Plazhin e Madh u mbajt orë në natyrë për fëmijët nga kopshti “Solidariteti” . Me këtë rast, fëmijëve u eshte mbajtur një orë ligjëratë në natyrë, ku ju prezantuan fidane dhe bimë te cilat u mbollën brenda këtij kompleksi. Drejtori i Kompleksit “Karisma” Dejan Periq ka mbjellë me këtë rast fidane të kuqe të Mesdheut dhe “Feijoe” për të cilat biologët thonë se ata jetojnë deri në 500 vjet.
Kjo është një nga aksionet që Karisma Hotels & Resorts zhvillon në komunën e Ulqinit dhe në plazhin e Madh, dhe veprime të ngjashme organizohen nga komplekset “Karisma” në të gjithë botën.