Aktuale Më shumë

Në Gjermani janë larguar 10 400 qytetarë tanë, kryesisht për shkak të ekonomisë

Prej tvteuta10:20, 25 Tetor 2024

Sipas rezultateve të Regjistrimit  të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave, 44.017 qytetarë të Malit të Zi janë duke punuar, studiuar ose qëndruar jashtë vendit, nga të cilët shumica, mbi 10.400 janë në Gjermani.

Si arsye të largimit nga Mali i Zi, numri më i madh i qytetarëve kanë përmendur ekonominë – 21.449, ndërsa 10.735 malazezë janë jashtë vendit për arsye familjare, prej tyre 8.230 janë me studime.

“Numri më i madh i shtetasve të regjistruar të Malit të Zi punojnë, studiojnë ose banojnë në Gjermani, 10,413. Numri më i madh i personave të regjistruar që punojnë dhe studiojnë jashtë vendit është nga Podgorica, 6384 prej tyre”, njoftoi sot Monstat.

Të dhënat e regjistrimit treguan se 7346 qytetarë tanë banojnë në Serbi, 6428 në SHBA, 3578 në Luksemburg dhe 1987 shtetas të Malit të Zi në Zvicër.

Gjithashtu, të dhënat e regjistrimit tregojnë se në Suedi janë 1408 qytetarë, ndërsa në Francë 1381.

Siç thuhet në publikimin e Monstat, 6930 shtetas malazezë janë larguar për punë, arsim apo qëndrim jashtë vendit në vitin 2023, 3394 prej tyre në vitin 2022, 2786 një vit më parë dhe 2396 qytetarë tanë janë larguar nga Mali i Zi në vitin 2020.

Sipas vitit të largimit jashtë vendit, të dhënat tregojnë se nga viti 2015 deri në vitin 2019, këtë e kanë bërë 8499 shtetas të Malit të Zi dhe nga viti 2010 deri në vitin 2014 janë larguar 4180 qytetarë tanë nga Mali i Zi.

Qytetarët e regjistruar të Malit të Zi që punojnë, studiojnë ose qëndrojnë jashtë Malit të Zi sipas përkatësisë së tyre kombëtare ose etnike janë deklaruar si më poshtë: boshnjakë – 15.486, serbë – 11.789, malazezë – 8.790, shqiptarë – 4.938, myslimanë – 1.628…

  • 1

    Radio