Kulturë Më shumë

Në Elbasan: Çmimi i parë për grupin “Burimi”

Prej tvteuta16:08, 13 Mars 2018

Në festivalin  18- të këngës qytetare në Elbasan , grupi i burrave “BURIMI” solli ne këtë qytet freskinë dhe bukurinë e këngëve të kënduara në Ulqin. Juria profesionale e festivalit ja ndau grupit” BURIMI”, çmimin e parë MUHARREM GURRA, duke e shoqëruar  me diplomë dhe medalje.

“Falënderoi Komunën e Ulqinit dhe Qendrën e Kulturës që na ndihmoi ta realizojmë këtë aktivitet.Nuk e kemi pritur që do të trijumfojmë me vendin e parë,pasi kemi pasur një konkurrencë të rreptë,ku morrën pjesë 14 vende.Ishte një befasi e këndshme për neve”u shpreh Pr. Mustafa Zhygjeli. Grupin e burrave BURIMI të  udhëhequr nga prof. Mustafa Zhugjeli e përbejnë : Ali Zhugjeli, Muhamet Hasa, Isak Milla, Xhaudet Llazorja, Fatmir Mani dhe Husein Hasanaga.

 

 

  • 1

    Radio