Ndotja merr 500 jetë në vit vetëm në tri komuna
Prej tvteuta10:16, 31 Tetor 2016
Si pasojë e ndotjes së ajrit në tre qytetete të Malit të Zi, Podgoricë, Nikshiq dhe Plevlja, humbin jetën rreth 500 persona në vit, çka përbën shifër 5 herë më të lartë se ajo e aksidenteve rrugore.
Edhe pse kur flitet për sëmundjet që vijnë nga ndotja e ajrit kryesisht mendohet për ato të organeve të frymëmarrjes, analizat tregojnë se shkaku kryesor janë sëmundjet kardiovaskulare që vijnë si pasojë e ndotjes.
Shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi Mina Brajoviq, thotë se më shumë se gjysma e ndikimeve negative në ajr ndodhin gjatë periudhës së dimrit, si pasojë e djegjes së formave të ngurta të lëndëve djegse që përdoren për nxemje.