Ndihmoni Rinor Mehmetin

Prej tvteuta18:55, 28 Shtator 2021

Pershendetje te gjitheve,
Ne po krijojmë një GoFund me për Familjen Mehmeti, për koston mjekësore për djalin të tyre.
Në Dhjetor 2020, Rinori 12 vjeç, u diagnostikua me tumor të fosës së pasme. (Tumor në tru). Familjes tashmë i është dashur të mbulojë koston e mjekëve, shpenzimet e udhëtimit tek specialisti në Beograd, dhe më në fund operacioni i kryer në shkurt për të hequr tumorin.
Në ndjekjen e kontrollit mjeksor të tij më të fundit, familja e tij mori lajme tronditëse se tumori është rritur përsëri. Familja pritet të udhëtojë në Stambollë të Turqisë, Spitali Memorial.
Duke pasur parasysh se kjo nuk është raundi i tyre i parë i kërkimit të ndihmës mjekësore, ne po kërkojmë që miqtë, familja me një rreth më të gjër të dhurojnë për të ndihmuar këtë familje që po përpiqet në atë që është më e rëndësishme- shpëtimi i djalit të tyre. Nëse mund të ndihmojmë në zbutjen e një shqetësimi të madh për familjen, kjo mund të nënkuptojë shpetimin e Rinorit.

  • 1

    Radio