Ndihma makro-financiare në Ukrainë, Zelensky diskutime me Ursula von der Leyen
Prej tvteuta22:31, 6 Nëntor 2022
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky foli me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të diskutuar ndihmën makro-financiare.
Këtë të dielë dyshja folën edhe për sanksionet e mëtejshme ndaj Iranit, i cili pranoi se ka furnizuar Rusinë me dronë.
“Vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të nismës së grurit për sigurinë ushqimore botërore. Diskutuam rritjen e sanksioneve dhe veprimet kundërshtuese të Iranit, i cili mbështet agresionin”, tha Zelensky.