Sociale Më shumë

Ndërkombëtarët ofrojnë ndihmë në mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës

Prej tvteuta10:56, 13 Qershor 2018

Ministri i turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm Pavle Radulloviq, ka pritur dje në takim përfaqësuesit e Konventës së Ramsarit dhe asaj të Bernit, Tobias Salata dhe Gjanluka Silvestrini, me të cilët është diskutuar çështja e mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Liqenit të Shkodrës.

Gjatë bisedës, Salata dhe Silvestrini potencuan se qëllimi i vizitës është ofrimi i përkrahjes dhe ndihma në mbrojtjen sa më  efektive të kësaj pasurie natyrore, në përputhje me normat ndëkombëtare. Përfaqësuesit e këtyre dy konventave do të qëndrojnë në Mal të Zi deri me 14 qershor, me çrast do të vizitojnë Liqenin e Shkodrës dhe do të takohen me përfaqësuesit e ndërmarrjes publike “Parqet Nacionale”, Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe organizata joqeveritare.

  • 1

    Radio