Ndërgjegjësim i fëmijëve, për të ruajtur natyrën

Prej tvteuta10:33, 6 Prill 2016

Gjatë ditës së djeshme shkolla Sllatkisha ishte  organizatore e  aksionit “Dani Planete” në Adë, ku morën  pjesë, disa shkolla dhe kopshte nga vende të ndryshme të Malit të Zi,si nga Podgorica, Kotori, Tivari, Budva e Ulqini.

Ky aktivitet kishte karakter edukativo social, në mënyrë që femijët të ndërgjegjësohen  për tu kujdesur e për të  ruajtur  natyrën qëi rrethon duke e pastruar atë.Të gjithë femijët ishin të pajisur  me  dorezat dhe qeset  për mbledhjen e  mbeturinave  dhe pastrimin e këtij territori.Nga Ulqini ishin të pranishëm fëmijet e kopshtit Winny Pooh.Gjithashtu nuk munguan edhe surprizat, lojërat pa kufi që  fëmijet  të kishin mundësi edhe për tu argëtuar.

 

  • 1

    Radio