Aktuale Më shumë

Ndalohet shtetasja e Serbisë: Akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike

Prej tvteuta15:19, 12 Gusht 2022

Policia e Ulqinit ka arrestuar shtetasen e Serbisë me inicialet T.S (26) në një plazh të qytetit  për veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, njoftoi Drejtoria e Policisë.

“Dje pjesëtarët e policisë kufitare kanë kontrolluar personin në fjalë, ku kanë gjetur pesë pako PVC me lëndë narkotike, të ashtuquajturën kërpudha magjike, të cilën dyshohet se T.S. kishte plan  ti shiste në plazhet Ulqinit”, thuhet në njoftim.

Ata kanë shtuar se për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, i cili ka urdhëruar që shtetasja e Serbisë ti cakothet masa e paraburgimit me dyshimin se ka kryer veprën penale të lartpërmendur.

  • 1

    Radio