Sociale Më shumë

Ndalohet ish shefi i ASK, Dejan Peruniçiq. Dyshohet për keqpërdorim detyre

Prej tvteuta15:47, 21 Tetor 2021

Mëngjesin e sotëm, anëtarët e departamentit të policisë speciale arrestuan ish -drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Dejan Peruniçiq. Ai u arrestua si pjesë e një hetimi të nisur nga Zyra e Prokurorit Special të Shtetit pasi në zyrën e Kryeprokurorit Special, Milivoje Katniq u gjet një pajisje përgjimi.Arrestimi i tij u konfirmua edhe në konferencën e sotme për media të Prokurorisë Speciale dhe Drejtorisë së Policisë.

Prokurori Mirosllav Turkoviq, tha se Peruniçiq akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. Kryeprokurori Special Milivoje Katniq, në konferencë nuk konfirmoi nëse arrestimi i Peruniçiq dhe vdekja e ish zyrtarit të ASK, Lluka Bulatoviq kanë diçka të përbashkët. Ai theksoi se Bullatoviq ishte mik personal i tij dhe person me vlera të larta morale, dhe se ende po hetohet nëse vdekja e tij ishte vetëvrasje, edhe pse provat e gjetura orientojnë në një përfundim të tillë.

Në rastin e njohur si “Pandora Papers”, Katniq njoftoi se do të merret në pyetje djali i presidentit Gjukanoviq , Bllazho, ndërsa presidentit i është lënë mundësia që të deklarohet me shkrim. Në konferencë po ashtu u njoftua se kryetari i komunës së Zhabljakut Veselin Vukiqeviq është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale, pasi dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, në rastin e emërimit të ish adminstratorit të komunës, Milika Ostojiq, në krye të Policisë Komunale, për çka ky i fundit nuk plotësont kushtet e duhura.

 

  • 1

    Radio