Kulturë Më shumë

“Nana” vazhdon rrugëtimin e vet në Tuz

Prej tvteuta14:01, 26 Prill 2018

Teatri “Teuta” nga Ulqini më datë 29 prill vazhdon turneun e vet me shfaqen “Nana” në Tuz. Para publikut do të vendosin dramën e cila në fokus ka figurën e personit më të shenjtë, nënën.  Aktorët Blerta Kurti, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq, Bashkim Alaj  dhe Benjamin Abazi për publikun do të interpretojnë shaqen e cila u mirëprit pozitivisht gjatë premierës dhe reprizave të deritanishme. Si pjesë hyrëse do të kenë dhe disa poezi me po të njëjtën temë dhe do të interpretohen nga Aurora Kurti, Jetlira Hoxha dhe Mahmudije Nimanbegu.

Nana” vjen me regji të Munib Abazit, skenar të Arlinda Morinës, asistente e regjisë është Edina Mustafiq, ndërsa skenografia dhe kostumografia e Jetmira Hoxhës, kurse muzikë të Ardian Hasanagës.

Shfaqa fillon në ora 20:00 në QKI “Malësia”. Hyrja është falas.

  • 1

    Radio