Mustafa: Pronarët t’i lirojnë vetë hapësirat publike

Prej tvteuta15:37, 21 Shkurt 2019

M.Mustafa: Pronarët t’i lirojnë vetë hapësirat publike

Policia Komunale  ditë më parë ka filluar me heqjen  e objekteve dhe reklamave ilegale nga hapësirat publike. Aksioni është kryer në  Ranë e më pas në Kala. Kryeshefi i Plolicisë Komunale Milazim Mustafa, i tha Televizionit Teuta se është duke u bërë inspektimi i terrenit për tu identifikuar të gjitha reklamat ilegale,dhe menjëherë pas do të vazhdohet e heqjen e tyre.

Mustafa i bëri apel të gjithë pronarëve të objekteve në fjalë që ti menjanojnë vetë  reklamat ,në të kundërtën do ti nënshtrohen shpenzimeve të panevojshme që do të adresohen nga Policia Komunale .  Aksioni në fjalë nuk ka ndonjë afat të caktuar,por sipas fjalëve të Mustafës do të zgjasë deri nga mesi i muajit mars.

  • 1

    Radio