Sociale Më shumë

Mustafa: Deri në fund të gushtit nga “merimanga” janë konfiskuar 400 automjete

Prej tvteuta10:27, 19 Shtator 2019

Aktivitetet  e Policisë Komunale gjatë sezonit veror kryesisht kanë  qenë të  fokusuara në fushat  e karakterit sezonal. Sa i përjet parkingut këtë vit janë ndërmarrë masa më rigoroze për shkelësit e rregullave në komunikacion.Me aprovimin e vendimit për komunikacion në kuvendin lokal , Policia Komunale ka angazhuar marimangën e cila gjatë sezonit veror,deri në mbarim të gushtit, ka konfiskuar rreth 400 automjete, tha për TV Teuta kryeshefi Milazim Mustafa. Sa i përket muzikës ,Mustafa tha se ka më punë për tu bërë pasi vendosja e limitatorëve nuk ka dhënë rezultatet e duhura. Zona nga ku kanë ardhur më shumë ankesa është pjesa e Ranës, sidomos restoranti “Holegro”. Lypsarët dhe bagëtitë nëpër rrugë vazhdojnë të jenë problem i pa zgjidhur në Komunën e Ulqinit edhe pse ka pasur tentativa për zbutjen e këtyre dukurive, kurse çështja e pajisjes me leje të objekteve të përkohshme dushëm është përmirsuar ,njoftoi Mustafa.

  • 1

    Radio