Aktuale Më shumë

MUP: Nga data 4 maj deri më 1 gusht zgjatet orari i punës në degët në bregdet

Prej tvteuta14:30, 26 Prill 2022

Me vendim të Ministrisë së Brendshme dhe me qëllim ofrimin e shërbimeve sa më efikase dhe cilësore për qytetarët në pritje të sezonit turistik, zgjedhjet e ardhshme për këshilltarë dhe për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, në njësitë rajonale dhe degët për çështjet administrative, shtetësinë dhe të huajt, së Ministrisë së Punëve të Brëndshme në qytetet bregdetare do të zgjatet orari i punës.

“Duke pasur parasysh prioritetet e ofrimit adekuat dhe në kohë të shërbimeve dhe informimit për qytetarët, nga e mërkura, 4 maj deri më 1 gusht të këtij viti, njësitë rajonale dhe degët në komunat: Herceg Novi, Kotorr, Tivat, Tivar, Budva dhe Ulqin, do të punojë në periudhën prej shtatë deri në orën 17:00, ndërsa shërbime për qytetarët, turistët dhe biznesmenët do të ofrohen në periudhën nga ora 08:00 deri në 16:00”, njofton MPB.

Siç theksuan ata, duke shtuar punë më të zgjatur me qytetarët gjatë sezonit turistik dhe duke përmirësuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve, Ministria e Brendshme është e fokusuar në arritjen dhe zbatimin e vazhdueshëm të standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e administratës publike, të cilat kanë në fokus qytetarët dhe nevojat e tyre.

“Zgjatja e orarit të punës, për plotësimin e nevojave të qytetarëve, do të kontribuojë edhe në garantimin e të drejtave të barabarta për akses në shërbime, uljen e ngarkesave dhe kohës së pritjes për shërbime, veçanërisht duke marrë parasysh grupet vulnerabël”, tha MPB.

  • 1

    Radio