Muliq: Komuna e Ulqinit ka qenë në nivel të detyrës

Prej tvteuta16:05, 21 Mars 2018

Drejtori i Drejtorisë për situatat emergjente në Mal të  Zi, Mirsad Muliq, qëndroi sot për vizitë në Ulqin ku u takua me zyrtarët e pushtetit lokal dhe pjestarët e Shtabit të emergjencës. Ai u shpreh mjaft i kënaqur me punën e organeve lokale në menaxhimin e situatës me përmbytjet në Komunën e Ulqinit .

Ai gjithashtu vlerësoi edhe komunikimin e mirë me kolegët nga Shqipëria të cilët në vazhdimsi kanë lajmëruar për shkarkimet e ujit nga kaskadat e Drinit. Muliq së bashku me pjestarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit vizitoi edhe zonat më të goditura në komunën tonë.

  • 1

    Radio