Aktuale Më shumë

MPB deklarohet për votuesit e regjistruar edhe në vendet e tjera: Nuk mund të ndërhyjmë në të dhënat personale

Prej tvteuta17:50, 6 Dhjetor 2021

Ministria e Brendshme deri më tani ka zbatuar të gjitha aktivitetet në kuadër të autoritetit të saj ligjor për verifikimin dhe përmbushjen e kërkesave në listat e personave që mund të jenë të regjistruar për votim edhe në vende të tjera, theksuan nga kjo minitri, pas apelit nga OJQ CEMI për respektim të vazhdueshëm të detyrimeve politike dhe ligjore për kontrollin efektiv të listës zgjedhore.

“Kujtojmë se Ministria e Brendshme, sipas mendimit të Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk mund të vazhdojë të ndërhyjë në këto lista, për të respektuar dispozitat e detyrueshme të rregulloreve për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, parimet dhe standardet ndërkombëtare dhe mbrojtjen e çdo qytetar të Malit të Zi dhe e drejta e tij për privatësi.”, thonë nga ministria.  Ata theksojnë se nuk bëhet fjalë për shmangie të përgjegjësisë, por për respektimin e të drejtave dhe institucioneve.

“Akuzat e tilla si ato të të CEMI-t i trajtojmë si politikë. Meqenëse kemi marrë ftesë nga organizata e përmendur joqeveritare për të marrë pjesë në debatin për listën zgjedhore dhe redaktimin e saj, Ministri i Brendshëm me kënaqësi do t’i përgjigjet kësaj.”, thuhet nga ministria. OJQ-ja CEMI i bëri thirrje Ministrisë së Brendshme që të kryejë procedurat për verifikimin dhe mundësisht heqjen e shtetësisë dhe fshirjen pa vonesë të të gjithë votuesve të regjistruar ilegalisht në listat e votuesve të Malit të Zi.

  • 1

    Radio