Aktuale Më shumë

Monodrama “Lahuta e Malcis” në QKI Malësia

Prej tvteuta15:54, 13 Shkurt 2023

Të mërkurën, më 15 shkurt 2023 në orën 19, në Qendrën Kulturore – Informative “Malësia” në Tuz, do të luhet monodrama “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtës, nën interpretimin e Armend Balokut.

“Lahuta e Malcis” është sinonim i ndeshjes së madhe në mes të jetës dhe vdekjes, në mes shqiptarëve dhe pushtuesve të huaj e njëkohësisht është teatri i luftrave shekullore për liri e pavarësi në poemën e gjatë prej 16 838 vargjeve në një hapësirë kohe 35-vjeçare.

Koncepti i shfaqjes së monodramës është bazuar në idenë që aktori të shfaqet për të interpretuar para trupit gjyqësor, e që në këtë rast është vetë publiku. Narratori (aktori), është njëkohësisht edhe protagonisti kryesor i ngjarjve për të cilat flet “Lahuta e Malcis”.

Personazhi kryesor i shfaqjes është narrativi, ai i cili tregon ngjarjen dhe flet mbi personalitetet e ndryshme që i përmend vepra.

  • 1

    Radio