Kulturë Më shumë

MogUl ka filluar me organizimin e kurseve të gjuhëve të huaja për të rritur dhe për fëmijë

Prej tvteuta16:34, 28 Shtator 2018

OJQ Mogul për të tretin vit me rradhë  organizon kurse të gjuhëve të huaja. Kurset mbahet për gjuhën angleze, gjermane dhe italiane. Zeqerije Sylejmani nga OjQ “ MoguL “ për Televizionin Teuta tha se duke parë nevojat dhe kërkesat të cilat i kanë shprehur qytetarët e komunës së Ulqinit, do të zhvillohen edhe kurse për mesimin e gjuhës shqipe dhe asaj malazeze. Këto kurse do të jenë të përshtatura për nivele të ndryshme, fillestare dhe të avancuara, në bazë të kërkesave të të interesuarve. Mogul vazhdon të jetë i hapur për pranimin e kandidatëve të rinj për formimin e grupeve të tjera për mësim të gjuhëve të huaja. Kurset do jenë me dy lloj tarifash, për fëmijë me vleren 20 euro në muaj dhe per të rriturit 25 euro në muaj. Kursi zgjatë 9 muaj.

  • 1

    Radio