Sociale Më shumë

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e Cemit

Prej tvteuta09:50, 22 Nëntor 2018

Këshilltarët e Kuvendit të Tuzit miratuan dje njëzëri rezolutën e propozuar nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve për mbrojtjen e lumit Cem. Përfaëqsuesi i propozuesit, Enis Gjokaj, tha se rezoluta nuk është politike dhe ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e Cemit, pasi ky lum është vital për furnizimin me ujë të fshatrave në këtë zonë. Përfaëqsuesit e të gjitha partive politike u deklaruan në favor të mbrojtjes së këtij lumi, i cili me vendim të Kuvendit të Podgoricës, është i shpallur dhe monument i natyrës.

  • 1

    Radio