Miratohet raporti i Malit të Zi për të drejtat e njeriut

Prej tvteuta10:00, 30 Qershor 2018

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, mori pjesë në sesionin e 38- të  Këshillit për të drejtat e njeriut që mbahet në Gjenevë të Zvicrës, ku u miratua raporti përfundimtar për gjendjen e të drejtave të njeriut në Mal të Zi.

Raporti, i cili ishte prezantuar në janar të këtij viti, jep një pasqyrë të arritjeve, pengesave dhe obligimeve që ka ndërmarrë Mali i Zi në planin e forcimit të sistemit të mborjtjes së të drejtave të njeriut. Ministri Zenka me këtë rast, përsëriti edhe njëherë se Mali i Zi është i përkushtuar në respektimin e standardeve më të larta demokratike të përmbajtura në Konventën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën univerzale dhe dokumentët e tjerë ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

  • 1

    Radio