Miratohet ligji për dhurimin e organeve
Prej tvteuta10:16, 29 Qershor 2016
Kuvendi i Malit të Zi me 43 vota pro ka miratuar ligjin e ri për dhurimin e organeve nga donatorët. Sipas këtij ligji secili shtetas i Malit të Zi është donator potencial i organeve, përveç në rastet kur ato vetë me shkrim e ndalojnë një gjë të tillë, ose kjo kundërshtohet nga familja.
Propozuesit e ligjit nga Partia Demokratike e Socialistëve arsyetuan se miratimi i këtij ligji është detyrë humane dhe poashtu mundëson që Mali i Zi të bëhet antare e Eurotransplantit .