Sociale Më shumë

Miratohet iniciativa për formimin e Asociacionit për Vetë-Rregullim mediatik

Prej tvteuta15:51, 24 Nëntor 2018

Në Asamblenë e Këshillit Mediatik për Vetë-Rregullim të mbajtur me 22 nëntor, u miratua propozimi në lidhje me iniciativën për formimin e Asociacionit për Vetë-Rregullim të Mediave.  Kjo shoqatë do të përfshinte të gjitha organet vetërregulluese që veprojnë në Malin e Zi, me qëllim harmonizimin e interpretimit dhe zbatimit të Kodit të gazetarisë, dhe standardet profesionale të aplikohen në mënyrë konsistente. Qëllimi kryesor i shoqatës do të ishte krijimi i një bashkëpunimi më të ngushtë dhe konkret midis organeve vetërregulluese.

Asociacioni për Vetë-Rregullimin e Mediave do të merrej me zhvillimin e mëtejshëm të vetë-rregullimit të mediave në Mal të Zi, si një organ që do të bashkonte shumicën e mediave që veprojnë në vend. Asociacioni do të sigurojë gjithashtu mbështetje profesionale dhe financiare për punën e Këshillit Mediatik për Vetë-rregullimin dhe Avokatin e Popullit.

Për të siguruar që të gjithë themeluesit në shoqatë janë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë, organeve të tjera vetërregulluese ju propozua që të gjitha vendimet të sillen me konsensus, thuhet në kumtesën për media të Këshillit Mediatik për Vetë-rregullim.

  • 1

    Radio