Slider Më shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe OBSH nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dyvjeçar

Prej tvteuta15:07, 4 Dhjetor 2021

Mali i Zi dhe vendet e tjera në këtë fazë akute të pandemis, dhe me një lloj të ri të koronavirusit të zbuluar, duhet të insistojnë fuqishëm në rritjen e niveleve të vaksinimit, dhe administrimin e dozave përforcuese, tha Hans Kluge, drejtor i Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën. Kluge dhe Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq nënshkruan në Budva një marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Malit të Zi dhe OBSH-së për 2022-2023. vit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Kluge përshëndeti përpjekjet në zbatimin e masave gjithëpërfshirëse në kontrollin e pandemisë dhe përgëzoi Boroviniq Bojoviq për lidershipin e fortë në luftën kundër pandemisë.

Ai vlerësoi se vala e re nuk mund të parandalohet, por mund të zvogëlohet numri i rasteve të rënda dhe me rezultateve fatale.

“Në këtë kuptim, Kluge theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare të Qeverisë së SHBA-së, e cila do të zbatohet nga OBSH-ja si një partner i besueshëm, strategjik i Qeverisë së Malit të Zi, në drejtim të rritjes së vaksinimit”, thuhet në njoftim. Kluge shtoi se partneriteti me Bashkimin Evropian (BE) është thelbësor dhe se OBSH dhe BE do të kërkojnë një qasje inovative në promovimin e përfitimeve të vaksinimit si një masë shpëtimtare në një pandemi. Ministrja Boroviniq Bojoviq tha se dy vitet e mëparshme ishin një sfidë e madhe për të gjithë botën dhe se koronavirusi dhe pasojat që ai lë pas kanë tronditur thellë të gjitha sferat e shoqërisë, se askush nuk është kursyer. “Mbështetja e përgjithshme e OBSH-së vitin e kaluar ishte drejtuar në forcimin e kapaciteteve kombëtare për të ofruar përgjigje ndaj pandemisë, në koordinim, menaxhim klinik, mbikëqyrje, parandalim dhe kontroll të infeksionit, diagnostikim dhe komunikim të rrezikut,” tha Boroviniq Bojoviq.

  • 1

    Radio