Ministria e ekonomisë: Nuk ka nevojë për panik

Prej tvteuta09:43, 1 Qershor 2018

Ministrja e ekonomisë në Qeverinë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik në lidhje me rritjen e çmimeve të karburantëve, pasi prodhuesit kanë njoftuar se nuk do të ketë rritje të çmimeve të konsumit të gjërë dhe transportit.

Ajo shtoi se ministria dhe Qeveria janë duke përcjellur situatën, por nuk mund të ndërhyjnë në nivelin e çmimeve të karburanteve, pasi ato diktohen nga faktorë të jashtëm. Megjithatë, Sekuliq njoftoi se mundësia e uljes së akcizës për të ndikuar në çmim është diskutuar në mbledhjen e Qeverisë, por për këtë masë, sipas saj, akoma nuk ka nevojë.

  • 1

    Radio