Sociale Më shumë

Ministri Zenka uron festën e Pashkëve

Prej tvteuta10:42, 31 Mars 2018

Ministri për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zenka, i ka dërguar mesazh urimi arqipeshkut të Tivarit monsinjor Rrok Gjonlleshaj dhe peshkpit të Kotorrit, monsinjër Ilija Janjiq, me rastin e fesët së Pashkëve. “Në emër të Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe popujt pakicë, si dhe në emrin tim personal, u dërgoj urimet më të përzemërta ju dhe gjihtë besimtarëve katolik dhe protestant me rastin e festës së madhe të Pashkëve. Le të kalojë  kjo festë në frymën e paqes shpirtërore , mirëkuptimit , tolerancës, dhe të forcojë vlerat njerzore në Mal të Zi.”, thuhet ndër të tjera në urimin e ministrit Zenka.

  • 1

    Radio