Sociale Më shumë

Ministri  Mehmet Zenka u takua me shefen e programit të KE në MZ

Prej tvteuta13:50, 21 Shtator 2018

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe pakicave ,Mehmed Zenka u takua dje me  shefen e zyrës  së programit të Këshillit të Evropës në Mal të Zi, Angella Longo dhe bashkëpunëtorët e saj, me rastin e përmbledhjes së aktiviteteve të parashikuara nga projekti ROMACTED në tre muajt e parë.  Projekti ROMACTED ose “Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të komunitetit rom në nivel lokal” është një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës që do të zbatohet nga Këshilli i Evropës për Romët dhe Udhëtarët si dhe  dhe Zyrës  së Drejtorisë së Përgjithshme të Programit të Këshillit të Evropës në Malin e Zi, Bosnja dhe Hercegovina, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Turqia dhe Kosova. U theksua se Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe pakicave  do të mbështesë në mënyrë aktive zbatimin e programeve në nivel lokal brenda kompetencave të veta , në frymën e memorandumit të mirëkuptimit ROMACTED.

  • 1

    Radio