Aktuale Më shumë

Ministri Gjeka pësoi një aksident në aksin rrugorë Tivar – Ulqin

Prej tvteuta19:06, 9 Korrik 2024

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Popujve Pakicë në Mal të Zi, Fatmir Gjeka ka pësuar një aksident ne aksin rrugorë Tivar – Ulqin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Ministri Gjeka është dërguar për kontrollë në Urgjencën e Ulqinit, pasi ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas policisë, ai ka qenë duke vozitur xhipin zyrtar PG-CG-029, kur është përplasur me një makinë me targa të huaja. Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, ministri dyshohet se ka parakaluar kolonën e automjeteve. Grupet hetimore po vijojnë ende gjurmimet në vendin ku ka ndodhur aksidenti

  • 1

    Radio