Ministri Bajrami: 20 studentët më të mirë nga Mali i Zi do të kenë shkollim falas

Prej tvteuta15:43, 20 Korrik 2016

Ministri i arsimit dhe shkencës në qeverinë e Kosovës Arsim Bajrami, gjatë qëndrimit të tij në Ulqin u takua me zyrtarët më të lartë të Komunës, si dhe më përfaqsuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Ministri Bajrami për televizionin Teuta njoftoi se këtë vit ato kanë bërë edhe rritjen e kuotave për 5%, si dhe për 20 studentët më të mirë  qeveria e Kosovës do të paguajë të gjitha shpenzimet e tyre të shkollimit. Ai poashtu theksoi përkushtimin e qeverisësë Kosovës që të ndihmojë arsimin shqip në Mal të Zi me eliminimin e barrierave ekzistuese, si dhe edhe në furnizimin me tekste të lektyrave dhe librave të punës.

  • 1

    Radio