Aktuale Më shumë

Millatoviq: Unë jam kundër çdo revizionizmi kur është fjala për Luftën e Dytë Botërore

Prej tvteuta14:11, 10 Korrik 2024

Në pritje të festës së 13 korrikut – Ditës së shtetësisë, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, në bashkëpunim me grupin joformal të intelektualëve malazezë “STEGA”, hapi një forum dialogu me temën “Mali i Zi midis revizionizmit historik dhe antifashizmit evropian. Dhe me atë rast tha se antifashizmi është një nga shtyllat më të mëdha në zhvillimin e shoqërisë malazeze.

“Në përgatitje për festën e 13 korrikut, sot në Cetinë po diskutojmë për antifashizmin, si një nga shtyllat më të rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë malazeze. Besoj se fillimi i dialogut për tema që për nga rëndësia e tyre i tejkalojnë dallimet e përditshme politike dhe ideologjike, është me rëndësi vendimtare për ndërtimin e një shoqërie të lirë, demokratike dhe të begatë”, tha Millatoviq.

Ai tha se antifashizmi, në këtë kuptim, paraqet një gjurmë të padiskutueshme vlerash që çon në ruajtjen e harmonisë ndëretnike, multikulturalizmit dhe karakterit qytetar të shoqërisë sonë.

“Si President i vendit, dua të ndërtoj ura me të gjithë njerëzit dhe organizatat që dëshirojnë të mirën e këtij vendi. Mbetem i hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët shoqërorë, veprimet e të cilëve udhëhiqen nga ideali për një Mal të Zi më të mirë dhe më të drejtë, në të cilin, më shumë se më parë, do të jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe kuptojmë njëri-tjetrin”, tha Milatoviq.

Millatoviq ka thënë se është kundër çdo revizionizmi kur është fjala për Luftën e Dytë Botërore.

“Si dikush, paraardhësit e të cilit janë ngulitur në themelet e Malit të Zi të sotëm përmes pjesëmarrjes në Luftën Nacionalçlirimtare, unë dua të jem një afirmues i lëvizjes antifashiste. Unë jam kundër çdo revizionizmi kur është fjala për Luftën e Dytë Botërore”, tha Millatoviq dhe shtoi se “përpjekjen për revizionizëm e sheh si sulm ndaj asaj që duhet të jemi sot”.

Forumi mblodhi së bashku disa akademikë, profesorë, biznesmenë, shkrimtarë, publicistë dhe intelektualë të tjerë të dalluar të pavarur.

  • 1

    Radio