Aktuale Më shumë

Millatoviq shpalli zgjedhjet në Kotorr dhe Guci

Prej tvteuta09:01, 10 Korrik 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Gucisë dhe Kuvendit Komunal të Kotorrit.
Sipas vendimit, zgjedhjet në komunën e Gucisë do të mbahen më 15 shtator 2024, ndërsa në komunën e Kotorrit më 29 shtator 2024.
“Me rastin e përcaktimit të datës së zgjedhjeve, përveç afateve të përcaktuara ligjore, Presidenti i Malit të Zi ka pasur parasysh domosdoshmërinë e sigurimit të zbatimit cilësor të procesit zgjedhor, veçanërisht në kontekstin e kohëzgjatjes së pandërprerë të sezonit turistik, thuhet në komunikatën e Presidencës.

  • 1

    Radio