Aktuale Më shumë

Millatoviq: Plava shërben për krenarinë e shoqërisë sonë

Prej tvteuta15:39, 26 Korrik 2024

Me një qëndrim të kujdesshëm ndaj potencialeve natyrore dhe kulturore, krahas valorizimit të duhur të tyre, Plava ka mundësinë të pasurojë edhe më tej ofertën turistike të këtij rajoni, ka shkruar ndër të tjera presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, duke uruar ditën e Komunës së Plavës.

Ai ka uruar kryetarin e Komunës Nihad Canoviq, kryetarin e Kuvendit të Komunës Allen Balliq, këshilltarët dhe të gjithë banorët e Plavës.

“Harmonia ndëretnike dhe ndërfetare, si vlerat më të njohura të Malit të Zi, marrin formën e tyre më të bukur në këtë zonë. Bashkëjetesa, të cilën banorët e këtij qyteti e ushqejnë me kujdes, është një nga shembujt më të mirë të harmonisë dhe bashkësisë që shërbejnë si burim krenarie për mbarë shoqërinë tonë”, thotë Millatoviq.

“Me një qëndrim të kujdesshëm ndaj këtyre potencialeve natyrore dhe kulturore, krahas valorizimit të duhur të tyre, Plava ka mundësinë të pasurojë më tej ofertën turistike të këtij rajoni. Duke përmirësuar infrastrukturën e trafikut, menaxhimin e qëndrueshëm dhe punën e palodhur të burrave dhe grave. Ky qytet mund të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të turizmit malor dhe sportiv-rekreativ në vendin tonë”, ka shkruar Millatoviq.

  • 1

    Radio