Aktuale Më shumë

Millatoviq: Aktet e dhunës politike janë të papranueshme

Prej tvteuta14:09, 14 Korrik 2024

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, dënoi ashpër sulmin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në një tubim në Pensilvani, duke deklaruar se aktet e dhunës politike janë të papranueshme në çdo sistem demokratik.

Millatoviq ka deklaruar në rrjetin social X se është i tmerruar nga atentati ndaj Trump.

“Unë e dënoj fuqishëm atë sulm dhe shpresoj në shërimin e tij të shpejtë. Aktet e dhunës politike janë të papranueshme në çdo sistem demokratik”, tha Millatoviq.

  • 1

    Radio