Aktuale Më shumë

Milla: Qendrimi ynë do të jetë i prerë, Valdanosi mund vetëm tu kthehet pronarëve

Prej tvteuta10:51, 14 Tetor 2018

Sekreatri për urbanizëm në Komunën e Ulqinit, Mehmet Milla, tha për Televizionin Teuta se kërkesës së Ministrisë së financave në lidhje me Valdanosin, do ti përgjigjen së shpejti dhe ajo do të jetë e qartë; i vetmi ndryshim në lidhje me Valdanosin mund të jetë kthimi i saj pronarëve të mëparshëm.

Ai sqaroi kërkesën e arritur nga ministria, sipas të cilës ndërrimi kërkohet metër për metër katrorë, dhe se kompania MN Invest, ka treguar interesim për kultivimin e ullinjve, edhe pse nga struktura e pronësisë, duket qartë se asnjë nga pronarët nuk ka përvojë në këtë degë bujqësore. Kjo ngjarje ditët e fundit ka ngjallur mjaft interesim në Ulqin , për çka kanë reaguar edhe subjektet politike.

  • 1

    Radio