Sociale Më shumë

Meta dekreton “Ligjin për Diasporën”

Prej tvteuta09:34, 21 Prill 2018

Pas miratimit në kuvend, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekretoi Ligjin ‘Për Diasporën”, i cili mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për pjesëmarrje më aktive në zhvillimet e vendit amë, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Diasporës së Shqipërisë.

Ligji ‘Për Diasporën’, ndër të tjera, ka për qëllim  përcaktimin e rregullave për kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me diasporën, krijimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor të pjesëtarëve të diasporës. Një organizëm i rëndësishëm që do të merret më përfaqësimin dhe koordinimin e marrëdhënieve më diasporën është Këshilli Koordinues i Diasporës, i cili do te përbëhet nga 13 anëtarë, përfaqësues të diasporës. Pjesë e tij do të jenë gjithashtu kryeministri, presidenti e ministrat më të rëndësishëm.

  • 1

    Radio